![Interi e mposht Atalantan me dygolëshin e Icardit [Video]](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2017/11/ikardii-1-730x440.jpg)
Inter ka shënuar fitore të pastër prej 2:0 ndaj Atalantas në Serie A.
Skuadra e Interit u është kthyer fitoreve në Serie A, duke mposhtur në San Siro Atalantan me rezultat 2:0.
Të dy golat në këtë fitore i shënoi sulmuesi dhe kapiteni i skuadrës, Mauro Icardi në minutat 51’ dhe 60’.
Pas kësaj fitoreje Inter merr pozitën e dytë me 33 pikë, dy më pak se sa Napoli në vendin e parë dhe dy më shumë se sa Juventus në vendin e tretë.