
17 vjeçari i talentuar shqiptar, Ramën Çepele, që ishte pjesë e ekipit të Inter, është transferuar te skuadra gjermane Hannover, ku fillimisht do të paraqitet me të rinjtë e kësaj skuadre, para se të promovohet në ekipin e parë.
Drejtori i klubit të Hannover, Gerhard Zuber, është shprehur i lumtur me këtë transferim, duke thënë se klubi që ai e udhëheq, do të fokusohet tek investimi në të rinjtë, në mënyrë që të arrihen synimet afatgjata, njofton Insajderi.
Çepele bëri emër kur Edi Reja e ftoi te Shqipëria në moshën 17 vjeçare për dy ndeshjet ndaj Bjellorusisë dhe Lituanisë.
Çepele ka nënshkruar kontratë për 2 vite, sepse kur je nën 18- vjeç rregullorja nuk lejon nënshkrimin e një kontrate me kohëzgjatje më shumë se dy vite.
Hanoveri është shpallur dy herë kampion i Gjermanisë dhe ka fituar edhe një herë Kupën, ndërsa aktualisht ndodhet në Bundesligën e Dytë gjermane./Insajderi.com.