Interi ende pa fitore në Ligën e Kampionëve

Interi ende pa fitore në Ligën e Kampionëve

Interi nuk po arrin asesi të “këndellet” në Ligën e Kampionëve.

Neurazurët kanë barazuar pa gola në udhëtim te Shakhtar Donsetsk duke ja vështirësuar vetes edhe më shumë punët në grup, shkruan Shqip.com.

Edhe pse Shakhtari është një skuadër solide dhe aspak e përshtashme, ekipi italian duhej të reliazonin patjetër fitore, pasi tashmë gjërat po marrin një kahje tjetër për ta.

Madje në këtë takim, ishin vendasit që e kishin posedimin më të madh të topit, duke mos i lënë shpresë italianëve për fitore.

Kampionët e Series A, tashmë gjendet në pozitën e tretë në Grupin D me vetëm një pikë të arkëtuara pas dy ndeshjeve.

Një ndeshje interesante është zhvilluar në Holandë, ku Ajaxi e ka mposhtur Besiktasin me rezultat të pastër 2-0.

Ekipi holandez kaloi në epërsi qysh në minutën e 17-të ku Berghius e tundi rrjetën.

E, dy minuta para përfundimit të pjesës së parë, gol shënoi edhe Haller i cili e vulosi formën e lartë që po kalon këtë sezonë.

Goli i shënuar nga Haller

Sulmuesi shtatëgjatë tashmë ka shënuar pesë gola në Ligën e Kampionëve dhe deri më tani është golashënuesi më i mirë për këtë sezonë.

Pas kësaj fitore, Ajaxi është lider me gjashtë pikë, kurse Besiktasi mbetet ende pa pikë edhe pas dy ndeshjeve të zhvilluara./Insajderi.com