Interi fiton dhe merr kreun e Serie A

Interi fiton dhe merr kreun e Serie A

Dyshja Icardi-Brozovic ngjit Interin në krye të Serisë A.

Sulmuesi argjentinas dhe mesfushori kroat ishin autorët e tre golave të shënuar nga “zikaltrit” në fitoren 1-3 në transfertë me Cagliarin, që pavarësisht dëshirës dhe mbështetjes së tifozërisë vendase nuk mundi të bënte mrekullinë para ekipit të Spalletit.

Nëse Icardi është në fushë, tek Interi duhet të jenë të qetë, sepse 24-vjeçari e shpik golin edhe atëherë kur duket larg.

Në minutën e 29-të, pas krosimit të Perisic nga e djathta, Icardi u gjend në vendin dhe kohën e duhur, duke zhbllokuar takimin.

Në minutën e 55-të erdhi edhe goli i epërsisë së dyfishtë me autor Brozovic, pas një kombinimi të bukur që nisi nga mesfusha.

Cagliari befasoi miqtë me golin e Pavolettit në të 71-ën, i realizuar fluturimthi, pas një krosimi perfekt nga e djathta.

Gjithsesi, për të siguruar fitoren e Interit mendoi sërish Icardi, që vulosi të tretin në minutën e 84-t.

Në orën 18-të u zhvilluan edhe dy takime të tjera të Serisë A, Chievo – Spal 2-1 dhe Sassuolo – Verona 0-2.