Interi interesohet për dyshen e Real Madridit

Interi interesohet për dyshen e Real Madridit

Inter po interesohet për dyshen e Real Madridit, Luka Modric dhe Toni Kroos

E përditshmja italiane, Corriere della Sera shkruan se Inter po përgatitet për transferime të mëdha gjatë verës së ardhshme.

Sipas Mario Sconcerti, Inter po interesohet për dyshen e Real Madridit, Luka Modric dhe Toni Kroos.

“Inter po kërkon disa lojtarë me personalitet të madh. Sa për qartësi i kam dy emra, Modric dhe Kroos. A mund të vijnë ata në Inter? Ndoshta po. Të tillë lojtarë po kërkon Inter”, tha Sconcerti.

Kujtojmë se Modric dhe Kroos gjatë këtij viti kanë vazhduar kontratat e tyre me Realin, kroati deri në vitin 2021, ndërsa gjermani deri në vitin 2022.