
Interi dhe Lazio do të takohen ndëmjet vete, të shtunën me fillim nga ora 18-00.
Kjo ndeshje që pritet të jetë një derbi i vërtetë do e gjejë Interin pa tre futbollistë të rëndësishëm, shkruan Insajderi.com.
Këtë lajm e ka konfirumar, trajneri i neuarazurëve, Simeone Inzaghi në konferencën e mbajtur sot për media.
“Është një ndeshje shumë e rëndësishme ajo nesër ndaj Lazios. Është një ndeshje ku duhet të bëhmë mirë. Vidal dhe Sanchez nuk vijnë dot në Romë dhe nëse do i kishim perfshirë edhe ata, do të mund të mbërrinin në Romë vetem në orën 3 të mëngjesit. Nuk kishte kuptim. Sensi? Edhe ai do te mungojë në këtë ndeshje”, ka thënë trajneri italian ndër të tjera.

Vidal dhe Sanchez
Zikaltërit e kanë nisur mjaftë mirë kampionatin në Serie A dhe pas shtatë ndeshjeve gjenden në vendin e tretë, me 17 pikë, një më pak se Milani i vendit të dytë dhe katër më pak se Napoli që është lider.
E njëjta nuk mund të thuhet edhe për Lazion. Ekipi i udhëhequr nga Sarri kanë 11 pikë nga shtatë ndeshje dhe pozicionohen në vedin e gjashtë. Pozitë e cila nuk e siguron një vend në garat evropiane.
Në formë të mirë te ky ekip, po kalon Elseid Hysaj, i cili e ka rigjetur versionin e tij më të mirë.
Ai ka zhvilluar shtatë ndeshje në Serie A në këtë sezonë, ndërsa e ka dërguar topin në rrjetë njëherë.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në “Stadio Olimpicio”./Insajderi.com