Interi mendon për Simone Inzaghin si zëvendësues të Contes

Interi mendon për Simone Inzaghin si zëvendësues të Contes

Pasi përfundoi kontratën me Antonio Conten dhe pasi humbi duelin me Juven për Massimiliano Allegri, një skenar i ri është zbuluar për të ardhmen e trajnerit të ardhshëm të Interit, njofton Insajderi.

Sipas asaj që raporton “Corrieredellosport.it’’, Simone Inzaghi është kandidatura më e nxehtë për momentin për të marrë drejtimin e skuadrës zikaltër dhe çdo gjë momentalisht duket afër fundit.

Trajneri i Lazios mbrëmjen e djeshme darkoi me presidentin Lottito dhe drejtorin sportiv Igli Tare, ku u arrit marrëveshja e rinovimit dhe për tre vite të tjera me një rrogë 2.2 milionë euro në sezon, ndërsa sipas raportimeve Interi i ka ofruar një marrëveshje me 3.9 milionë euro në sezon.

Megjithatë, marrëveshja nuk u bë zyrtare dhe ngeli çdo gjë në kuadrin e raportimeve.

Agjenti i Inzaghit, Tulio Tinti i cili është gjithashtu dhe agjenti i futbollistit të Interit, Alessandro Bastoni, ndodhet momentalisht brenda zyrave të Interit për të mbyllur një marrëveshje të mundshme me klubin zikaltër.

Drejtuesit e Interit po kërkojnë një trajner të nivelit mesatar dhe profili i Inzaghit duket se është i duhuri. /Insajderi.com