“Interi mund të fitojë titullin e kampionit në Serie A”

“Interi mund të fitojë titullin e kampionit në Serie A”

Massimo Moratti rikthehet të flasë për Interin dhe paraqitjet e mira të skuadrës në këtë fillim sezoni.

Ish-presidenti dhe pronari i zikaltërve u shpreh mjaft i kënaqur me punën e bërë nga Spalletti dhe pranoi se kjo skuadër mund të fitojë titullin.

“Spalletti ka bërë një punë të shkëlqyer. Skuadra po luan mirë dhe djemtë janë seriozë në fushë. Ky Inter vendoset mirë dhe javë pas jave po çon në shtëpi 3 pikët, në mënyrë krejtësisht të merituar. Me aq sa kam parë deri tani, them se ky ekip i ka mundësitë të fitojë titullin, por sërish është herët për të diskutuar. Më pëlqen të përqendrohemi te objektivi fillestar, që është pjesëmarrja në Champions”, tha Moratti.

Ish presidenti zikaltër u shpreh se pret edhe ndonjë dhuratë për Spallettin në merkaton e janarit, nga ana e pronarëve kinezë, për të cilët tha se janë një grup shumë serioz dhe me dëshirë për të bërë mirë.