Interneti beson se Melania Trump ka një kopje që paraqitet në publik

Interneti beson se Melania Trump ka një kopje që paraqitet në publik

Nga Avril Lavigne deri te Tupac, ka disa teori konspirative që interneti ka ushqyer ndër vite, e së fundmi u ri-aktualizua edhe teoria konspirative se ekziston një Melania e dytë, njofton Insajderi.

E gjitha filloi në vitin 2017, pas një paraqitje të dyshimte në një konferencë për shtyp, ku zonja e parë u paraqit me një palë syzë dielli masive, që mbulonin pjesën më të madhe të fytyrës së saj.

Klipi që qarkulloi në internet nxiti njerëzit e internetit të spekulojnë se zonja që po qëndron në krah të presidentit Donald Trump, nuk është Melania.

Por si çdo gjë në internet që ka një afat skadence, edhe këto teori u shuan deri tani që disa fotografi të reja të çiftit presidencial qarkulluan sërish në internet, dhe teoria konspirative u ri-ndez me qindra përdorues në Twitter, që dyshojnë sërish se ekziston një Melania e dytë.

Dhe dëshmia që ata po përdorin? Është buzëqeshja. Ose më saktë, fakti që ajo po buzëqesh.

Meqenëse është shumë e vështirë të gjesh një fotografi të 50-vjeçares që duket e lumtur në prezencën e bashkëshortit të saj, përdoruesit në internet nuk mund të mohojnë faktin se nuk ka diçka të dyshimtë për fotografitë.

Çfarë po shkruhet në Twitter?

“Melania është zëvendësuar me një aktore të panjohur, disa javë para episodit final të Trump-it”, shkruan një përdorues.

“Nuk besoj në teori konspirative, por nuk ka asnjë mënyrë që ajo në foto edhe Melania Trump. Nuk ka shanse”, shkruan një i dytë.

“Ajo nuk duket aspak si Melania.. Ata nuk u përpoqën fare”, shkruan një tjetër përdorues.

Një tjetër, bashkoi dy fotografi për të krahasuar imazhet ku shkruan, “Çfarë mendoni?” /Insajderi.com

 

Burimi: Marie Claire