Intervista e Dardan Berishës: Ja pse zgjodha Kosovën para Polonisë

Intervista e Dardan Berishës: Ja pse zgjodha Kosovën para Polonisë

Basketbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Dardan Berisha ka thënë se është krenar që ka zgjedhur të luajë për Kosovën.

Basketbollisti nga Peja i cili luan me skuadrën Juve Caserta në Serie A të Italisë, në një intervistë me mediumin italian Gold Web Tv, ka rrëfyer për momentet që ka kaluar këtë edicion me Juve Casertan.

Ke ardhur në Caserta në një vit të vështirë. Kampionati ka mbaruar, na trego eksperiencën tënde.

DB: “Ishte një eksperiencë e mrekullueshme për mua, dua të falënderoj klubin dhe qytetin për mbështetjen dhe mundësinë e dhënë”.

Në Kombëtare ke zgjedhur të luash për Kosovën, pse?

“Sepse vi nga Kosova, në Pejë kam filluar të luaj basketboll. Atje kam familje, zemra ime është atje. Ai është vendi im dhe jam krenar ta përfaqësoj”.

Nuk ke jetuar një fëmijëri të lehtë, çka mban mend nga këto momente kur tu desh të largohesh nga Peja?

“Kam lindur në Pejë por nuk ka qenë një kohë e lehtë më Kosovë, ishte luftë dhe kemi jetuar në Poloni për një kohë, pastaj jemi kthyer dhe ende jetojmë këtu. Tani është shumë e këndshme të jetosh aty”.

Çfarë do të ju thuash fëmijëve të cilët ëndërrojnë të luajnë basketboll?

“Edhe vet kam qenë i tillë dhe me punë mund të luash ndër profesionistët, kështu që duhet të fillosh që në fillim me punë”.

Pse ke zgjedhur Casertën?

“Caserta, për mendimin tim, është një ekip i traditës, me fansa të mrekullueshëm, kështu që erdha. Mendoj që ishte zgjedhje e mirë”.

A mendon që ke përmirësuar mënyrën e të luajturit?

“Gjithmonë mund të përmirësohesh por jam i lumtur me performancën time, por gjithsesi mund të përmirësohem ende”.

Çfarë dëshiron të ju thuash fansave të Juvecasertës në këtë moment të vështirë për të ardhmen e klubit?

“Unë e dua klubin, qytetin dhe fansat. Për ekipin nuk i dihet se çka do të ndodhë por do ta mbaj në mend këtë kohë të bukur të kaluar në Caserta. Shpresoj që Juve Caserta të mund të ndërtojë një ekip të mirë, fansat dhe qyteti pa dyshim e meritojnë këtë”. /Insajderi.com