Investoni në prodhimet bujqësore

Investoni në prodhimet bujqësore

Kosova është e njohur për tokë pjellore dhe mundësi të shumta të kultivimeve të pemëve dhe perimeve si dhe të drithërave.

Në një vend si Kosova me një ekonomi në zhvillim e sipër është primarë orientimi në prodhimet bujqësore dhe në blegtori.

Falë kushteve të volitshme atmosferike dhe tokës pjellore ekonomia vendit mund të fokusohet akoma më shumë ne prodhimin e produkteve bujqësore dhe në blegtori.

Tradicionalisht familjet në Kosovë kanë mbështetur një pjesë të konsiderueshme të konsumit në prodhimin vetanake, e një pjesë tjetër ka kultivuar për tregun vendore dhe ndërkombëtare, pemë dhe perime dhe produkte të tjera bujqësore.

Përparimi i teknologjisë ka ndikuar në rritjen e kapaciteteve prodhuese, në ditët e sotme është shumë më lehtë të arrihet te një sasi e madhe e prodhimit falë pajisjeve mekanike që janë të ndërtuara ne mënyre specifike për shërbime bujqësore.

Është e pamundur të kesh sot një tokë që kultivon pemë, perime apo edhe drithëra pa përdorimin e pajisjeve përkatëse për secilën fazë të procesit.

Për të na siguruar pajisje cilësore dhe efikase për secilin proces të çfarë do lloji të prodhimit, në vendin tonë tash e sa vite po përkujdeset kompania e njohur AGRIBAU.

AGRIBAU është një ndër kompanitë më të mëdha në Kosovë për shitjen e mekanizimit bujqësor.

Kjo kompani është themeluar në vitin 2013, me një gamë të gjerë të produkteve, e cila mbulon të gjitha nevojat e fermerëve të vegjël të cilët e kanë pasion e deri tek fermat e mëdha industriale.

Është përfaqësuese e markave më të njohura të traktorëve LANDINI, LS TRACTORS, TUMOSAN, DONG-FENG , FERRARI e të tjera.

Dhe e  mjeteve bujqësore SIP SLOVENIA, INO, ALPLER, MINOS AGRI, FIMAKS, KURTSAN, ÇELMAK,LUKAS HOLLAND e të tjera.

Të gjitha produktet plotësojnë standardet evropiane dhe garantojnë cilësi dhe qëndrueshmëri të gjatë.

Si fermer i vogël apo i madh do të gjesh zgjedhje për secilën nevojë që mund ta keni për kultivime të ndryshëm, duke pasur mundësi që përmes pajisjeve përkatëse ta përshpejtoni punën, ta rrisni cilësinë dhe ta rrisni vëllimin  e punës.