
Situata te Lazio nuk duket aspak e qetë pas javës së 12-të në Serie A. Së fundmi, presidenti i klubit Claudio Lotito ka mbetur i pakënaqur me paraqitjet e ekipit “bardhekaltër” dhe mënyrën e menaxhimit të situatës prej teknikut Simone Inzaghi, njofton Insajderi.
Madje, kreu i klubit lacial i ka vendosur ultimatum trajnerit se dy ndeshjet e ardhshme të kampionatit ndaj Napolit dhe Milanit janë vendimtarë për të përcaktuar të ardhmen e tij.
Lajmi raportohet mëngjesin e sotëm nga “Il Messaggero”, i cili shton se rinovimi i paralajmëruar i 44 vjeçarit pas kalimit të grupeve të Ligës së Kampioneve ka mbetur pezull pas barazimit me Beneventon. Mosmenaxhimi i mirë i skuadrës, 18 pikë pas 12 javëve konsiderohen si shkaqet kryesore të ftohjes mes Lotitos dhe Inzaghit. /Insajderi.com