Inzaghi: Muriqi është rritur

Inzaghi: Muriqi është rritur

Lazio ka marrë një fitore të mundimshme ditën e djeshme, duke mposhtur Crotonen me shifrat 3-2. Minuta në këtë takim pati edhe për sulmuesin shqiptar, Vedat Muriqi, megjithëse në fund nuk ia doli të shënojë. Në një intervistë të dhënë në përfundim të takimit, trajneri Inzaghi ka treguar rëndësinë e kësaj fitoreje, ndërsa në fund shton se Muriqi është rritur përgjatë muajve te Lazio, njofton Insajderi.

“Ishte një fitore që e dëshironim me çdo kusht. Ne humbëm ndaj Juves, Bologna-s, Bayern-it e Inter-it dhe duhej të bënim më mirë. Kemi disa pikë prapa në renditje. Ne e dinim se do të vuanim sot, por ekipi hodhi zemrat mbi pengesën. Ne shprehëm një futboll të shkëlqyeshëm dhe krijuam shumë shanse. Ende duhet të përmirësohemi në disa situata. Ne ishim të mirë në reagimin dhe ndryshimet na ndihmuan shumë”, tha fillimisht tekniku italian.

Më tej, trajneri i Lazio-z, vahzdon: “Caicedo? Ne të gjithë e dimë rëndësinë e tij. Sot unë doja që ai të luante nga fillimi sepse ishte stërvitur vazhdimisht për 10 ditë. Escalante, Muriqi, Pereyra dhe Luliç gjithashtu hynë shumë mirë. Kur Felipe është mirë unë gjithmonë e përdor atë. Ndërkohë Muriqi gjithashtu është rritur”, ka thënë Inzaghi. /Insajderi.com