IPKO ka një lutje për të gjithë konsumatorët

IPKO ka një lutje për të gjithë konsumatorët

Pas situatës së krijuar në lidhje me virusin COVID 19, prioriteti kryesor I IPKO është  shëndeti i punonjësve dhe klientëve të saj. Për këtë arsye, ju njoftojmë se janë marrë të gjitha masat e nevojshme që të parandalohet përhapja e virusit, sipas rekomandimeve të bëra nga institucionet relevante (Qeveria e Kosovës dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik).

Edhe pse të gjitha dyqanet e IPKO do të punojnë normalisht dhe me orar të rregulltë, ju lutem shfrytëzoni kanalet alternative për të kryer shërbimet tuaja kurdo që është e mundur, në mënyrë që të shmangni kontaktin direkt me të tjerët:

  • Për të paguar faturat mujore të shërbimeve të IPKO ( internetit, TV, Super Duo, Max  dhe shërbimeve të telefonit) dhe gjithashtu per te mbushur telefonin tuaj, ju lutem na vizitoni nëipko.com
  • Për të aktivizuar shërbime tjera në numrin tuaj të telefonit mobil, ju mund të përdorni aplikacion MyIPKO
  • Për cështje tjera urgjente, ju lutem vizitoni distributorët e autorizuar të IPKO sic janë dyqanet ushqimore apo pompat e benzinit, kudo që shihni llogon e IPKO.
  • Për kërkesat tuaja në lidhje me problemet teknike, në rast të pritjes së gjatë në linjen telefonike në Qendrën e Thirrjeve, ju lutem përdorni kanalet alternative si chat direkt ose rrjetet sociale.

 

IPKO është e dedikuar të jetë në shërbimin tuaj dhe t’ju ofroj shërbime pa ndërprerje.

Të shpresojmë se situata do të tejkalohet me lehtësi dhe sa më shpejtë të jetë e mundur.

Ju urojmë shëndet!

IPKO