Operatori IPKO është në dijeni që disa nga klientët e saj kanë nënshkruar një peticion ku i drejtohen IPKO-s për të zgjidhur problemin me Samsung, pasi atyre nuk u lejohet të regjistrojnë llogaritë e tyre ose të hyjnë në SamsungGalaxyStore në mënyrë që të përfitojnë plotësisht nga mundësitë që u ofron Samsung klientëve të saj.
Ju lutemi vini re se kjo çështje po ndodh për shkak të kalimit në kodin e ri të vendit +383.
Edhe pse ne e kemi trajtuar këtë çështje me seriozitetin më të lartë dhe e kemi dërguar kërkesën tek Samsung që nga momenti i kalimit tek kodi i ri, kjo çështje nuk është zgjidhur ende. Përfaqësuesit e Samsung na kanë siguruar që janë duke punuar drejt zgjidhjes së këtij problemi.
Shumë ofrues të mëdhenj tëshërbimeve si Apple, Google dhe Facebook, janë përgjigjur menjëherë dhe pozitivisht ndaj kërkesës së pranimit të kodit të ri të vendit, dhe ne e presim të njëjtën edhe nga Samsung. Për këtë arsye, ju lutem drejtoni ankesat e juaja drejtpërdrejtë tek Samsung.
IPKO është i vetmi operator i telefonisëmobile në Kosovë që ka migruar plotësisht në kodin e ri shtetëror, siç kërkohet me ligj, duke kaluar nëpër një proces shumë të vështirë dhe duke ju drejtuar të gjithë ofruesvetë shërbimeve kryesore për të mbështetur kodin e ri të vendit.
Prioriteti i IPKO mbetet përmirësimi i përvojës së klientit; prandaj, vazhdimisht investon në zhvillimet më të fundit teknologjike në mënyrë që të ofrojë shërbime me cilësi të lartë për klientët.
IPKO – rrini të lidhur