Si operatori më i madh në vend dhe me fokus të veçantë tek kujdesi ndaj klientit, IPKO është gjithnjë në vënie të trendeve dhe mënyrave të reja për t’ju lehtësuar jetën.
Në mënyrë që të lehtësojë edhe më tej procesin mësimor online për nxënësit, IPKO ka integruar kanalin RTK4, aty ku edhe po shfaqet mësimi online, në platformën e saj TVim.
Platforma TVim, ju mundëson të ndiqni mësimin nga të gjitha pajisjet tjera në shtëpi si: telefon, tablet, laptop dhe kompjuter. Tani është më e lehtë për të gjithë familjen që të organizoj mësimin dhe punën nga shtëpia. Për më tepër, tek opsioni CatchUp tani është shtuar edhe kanali RTK4 dhe ju mund të ktheni mësimet mbrapa për ti shikuar përsëri dhe kështu, të krijoni vet orarin tuaj të mësimit.
Platforma TVim mund të shikohet drejtpërdrejtë ne https://www.tvim.tv/ , apo të shkarkohet nga App Store ose Play Store në telefonin dhe tabletin tuaj.
Përmes kësaj reklame, IPKO po kontribuon për ta bërë më të lehtë mësimin për fëmijët tanë gjatë qëndrimit në shtëpi. IPKO, si operatori më modern dhe më i përparuar i telefonisë celulare dhe shërbimeve fikse në vend, me fokus të veçantë te klienti, është gjithnjë ne vënie të trendeve për të tejkaluar pritjet e klientit duke ofruar produkte dhe shërbime premium.