IPKO ka filluar fushatën e saj të re ku përdoruesit që aktivizojnë njërën nga pakot e Ofertës më të Mirë në Botë, Ideal, Plus ose Top, do të përfitojnë internet shtesë, si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për t’ju mundësuar klientëve të saj të kenë më shumë mundësi, zgjedhje dhe oferta të reja në dispozicion në mënyrë që të qëndrojnë plotësisht të lidhur me botën e jashtme. Për më tepër, IPKO ka mundësuar që, Oferta më e Mirë në Botë, tani mund të aktivizohet online pa pasur nevojë të vizitojnë dyqanet e IPKO. Për herë të parë në Kosovë, klientëve u mundësohet të lidhin një kontratë me IPKO përmes kanaleve digjitale në shop.ipko.com. Për te mësuar më shumë rreth Ofertës më të Mirë në Botë, vizitoni faqen https://www.ipko.com/oferte/oferta-me-e-mire-ne-bote/
Përdorimi i kanaleve online për të bërë pagesa ose aktivizuar shërbime, është mënyra më e mirë për të shmangur daljen nga shtëpia dhe kontaktin me të tjerët.
IPKO është plotësisht e angazhuar për t’u ofruar klientëve të saj shërbimin më të mirë në fushën e komunikimit, rrjet të qëndrueshëm, shumëllojshmëri zgjedhjesh dhe oferta fantastike, gjithmonë për të thjeshtuar dhe përmirësuar cilësinë e jetës. Si operatori më modern dhe më i avancuar i telefonisë mobile dhe shërbimeve fikse në vend, me një fokus të veçantë te klienti, IPKO është gjithmonë në vënie të trendëve për të tejkaluar pritjet e klientit, duke ofruar produkte dhe shërbime premium.