IPKO sjell pakot superiore në treg për televizion dhe internet – IPKO MAX

IPKO sjell pakot superiore në treg për televizion dhe internet – IPKO MAX

Prishtinë, 8 tetor 2019 – IPKO dhe DigitAlb vazhdojnë të ofrojnë shërbime superiore të kombinuara (TV + internet), edhe këtë herë, duke sjellë pakot MAX – ofertën më të mirë në treg për tërë familjen! Për më tepër, klientët tani përfitojnë 2 resivera në një çmim dhe internet me shpejtësi deri në 250 Mbps! Tani, e gjithë përmbajtja e internetit, si artikuj, foto, video etj. mund të shkarkohet me një shpejtësi të katërfishuar.

“Kemi pasuruar pakot e shërbimeve të kombinuara me shumë benefite, shpejtësi të katërfishuar të internetit si dhe 2 resivera në një çmim! Pakot e reja: MAX Familjare, MAX Sport dhe MAX Premium, ofrojnë përvojë unike për të gjithë anëtarët e familjes.  IPKO edhe një herë konfirmon se gjithmonë sjell ofertat më të mira në tregun e Kosovës me cilësi më të mirë ku gjithmonë plotësohen nevojat dhe kërkesat e klientëve tanë”, tha Robert Erzin, Drejtori Ekzekutiv i IPKO Telecommunications LLC.

Përveç ofrimit të filmave, dokumentarëve dhe emisioneve më të mira dhe aktuale, ajo që e dallon pakon MAX Sport dhe MAX Premium është përmbajtja më e pasur sportive, duke përfshirë ligat më të shikuara të futbollit që transmetohen me të drejta ekskluzive në vend.

Qoftë për argëtim, sport, lajme, muzikë, filma apo dokumentarë, klientët e pakove MAX mund të shijojnë përvojën më të mirë televizive, gjithashtu përmes TViM, VOD dhe TV Catch-up.

IPKO është operatori më i qëndrueshëm në Kosovë dhe është i njohur për ofrimin e përmbajtjes superiore televizive, cilësi më të mirë të shërbimit dhe kujdes ndaj klientit.