Iraku ka lëshuar urdhër – arrest për Trump-in

Iraku ka lëshuar urdhër – arrest për Trump-in

Gjyqësori irakian ka marrë vendim për arrestimin e presidentit amerikan Donald Trump në lidhje me vrasjen e komandantit iranian Qassem Soleimani dhe zv.kryetarit të Hashd al-Shaabi, Abu-Mahdi al-Muhandis, transmeton Insajderi.

Në një deklaratë të bërë nga gjykata hetimore Rusafa e cila ndodhet në kryeqytetin irakian Bagdad të Irakut thuhet se “Gjyqtari që ndjek atentatin e al-Muhandis dhe shokëve të tij, sipas nenit 406 të kodit penal të Irakut, ka marrë vendimin për lëshimin e urdhër arrestit ndaj presidentit amerikan Donald Trump”, raporton Anadolu Agency (AA).

Ish-komandanti i Forcave Kuds të Gardës Revulucionare të Iranit, Qasem Soleimani dhe zëvendëskryetari i forcave Hashd al-Shaabi Abu Mahdi al-Muhendis u vranë në afërsi të aeroportit të Bagdadit si pasojë e një sulmi ajror të ndërmarrë nga SHBA më tre janar 2020.

Pas atentatit në fjalë qeveria e Irakut filloi një hetim lidhur me ngjarjen. /Insajderi.com