Iraku lufton dy epidemi vrasëse në të njëjtën kohë: Shitjen e drogës dhe COVID-19

Iraku lufton dy epidemi vrasëse në të njëjtën kohë: Shitjen e drogës dhe COVID-19

Pandemia COVID-19 ka përkeqësuar jetesën në Irak.

Vitet e luftës kanë dëmtuar rëndë këtë shtet.

Korrupsioni është i shfrenuar, ndërsa ekonomia, për shumicën e irakianëve, është në rënie.

Të rinjtë irakianë luftojnë për të gjetur punë, pavarësisht nga nivelet e tyre të arsimimit. Në vitin 2020, pandemia i dha një goditje tjetër një ekonomie tashmë të brishtë, shkruan CNN, transmeton Insajderi.

Sipas një raporti nga Banka Botërore 2020, miliona irakianë pritet të zhyten në varfëri për shkak të goditjeve binjake të Coronavirusit dhe një kolapsi global të çmimit të naftës, i cili ushqen ekonominë e Irakut.

Regjionet e të rinjve, të zhgënjyer që kërkonin t’i shpëtonin realiteteve të vështira, filluan të fryhen dhe tregtia e drogës lulëzoi.

“Shitësit e drogës kanë mënyrat e tyre, ata zakonisht u japin drogë falas njerëzve të varfër, të papunë për t’i joshur derisa të bëhen të varur,” shpjegon gjenerali Amad Hussein.

Se bashku me policinë anti-drogë ai shpërndan fletushka me një numër të linjës së nxehtë në një lagje të varfër të Bagdadit.

“Ai person pastaj fillon të vjedhë para për të paguar për to ose ata madje e shndërrojnë këtë person në një shpërndarës”, shtoi me tutje Hussein./Insajderi.com