Iraku mban në kushte mizore ushtarët e burgosur të Shtetit Islamik

Iraku mban në kushte mizore ushtarët e burgosur të Shtetit Islamik

Ushtarë që dyshohet se kanë luftuar në krah të Shtetit Islamik në Mosul, janë duke u mbajtur peng në burgje irakiane, në kushte të këqija dhe të nxehta.

Forcat irakiane janë duke u përpjekur që të pastrojnë qytetin nga militantët, njofton The Independent.

Një zyrtar i burgut tha se ky objekt është kthyer në shtëpi e 370 burra të arrestuar.

Burgu ndodhet në jug të qytetit, dhe gazetarët nga AP arritën të realizojnë disa fotografi të dhjetëra burrave, të ngulfatur në dhoma të vogla, të errëta dhe të pa ventiluara gjatë temperaturave të ditës që tejkalonin 45 gradë Celsius.

“Të burgosurit janë të infektuar me sëmundje, shumë probleme shëndetësore dhe probleme të lëkurës, për shkak se ata qe një kohë të gjatë nuk u janë ekspozuar diellit”, tha zyrtari i cili nuk deshi të identifikohej.

“Shumica nuk mund të ecin. Këmbët e tyre janë të fryera sepse nuk mund të lëvizin.”

Një i burgosur tha se të paktën dy të burgosur të tjerë kishin vdekur në brenda në objekt.

Disa të tjerë kishin shkuar në spital me plagë dhe janë kthyer me krahë dhe këmbë të amputuara.

Në Burgun e jugut të Mosulit kanë kaluar 1,150 të burgosur gjatë tre muajve të fundit, tha zyrtari përgjegjës, ndërsa 540 të tjerë ishin dërguar në Bagdad.

Mbi 3,000 mendohet të mbahen në mjedise të tjera në provincën e Ninive./Insajderi.com