Iraku thotë se u informua më herët nga Irani për sulmet me raketa mbi bazat amerikane

Iraku thotë se u informua më herët nga Irani për sulmet me raketa mbi bazat amerikane

Zyra e kryeministrit të Irakut ka thënë të mërkurën se ka pranuar mesazhe verbale nga Irani që tregonin se një sulm me raketa mbi bazat amerikane do të ndodhte së shpejti.

Irani lansoi 22 raketa mbi bazat amerikane në Irak por që asnjë prej tyre nuk goditi caqet amerikane dhe nuk pati viktima në njerëz. Irani i dërgoi raketat si përgjigje për vrasjen e komandantit të Gardës Revolucionare, Qasem Soleimani me një dron amerikan në Bagdad javën e kaluar.

Zyra e kryeministrit të Irakut, Adel Abdel Mahdi, ka thënë se ka marrë një paralajmërim të mëhershëm, transmeton Gazeta Express.

“Ne pranuam mesazhe verbale nga Republike Islamike e Iranit se do të ketë përgjigje për vrasjen e Qasem Soleimani, dhe se ajo do të fillojë shumë shpejt. Gjithashtu na është treguar se sulmi do të ndodhë mbi caqet amerikane  ën Irak pa lokacione specifike”, thuhet në komunikatë.