Iran: Fundoset anija më e madhe e marinës

Iran: Fundoset anija më e madhe e marinës

Anija më e madhe e marinës së Iranit, Kharg, u fundos të mërkurën pasi mori flakë në Gjirin e Omanit, transmeton Insajderi.

Sipas mediave iranianE, ekuipazhi është shpëtuar në mënyrë të sigurtë.

Televizioni shtetëror iraninan ka thënë se zjarri në anijen detare të tonazhit më të lartë të Iranit filloi rreth orës 02:25 të mëngjesit afër portit iranian të Jask, ku ishte në një mision trajnimi.

“Të gjitha përpjekjet për të shpëtuar anijen ishin të pasuksesshme dhe ajo u fundos”, shkruan Reuters.

Gjiri i Omanit lidhet me ngushticën e Hormuzit ku kalon rreth një e pesta e naftës në botë./Insajderi.com