Iran: Vriten dy ushtarë iranian në luftimet kundër PJAK

Iran: Vriten dy ushtarë iranian në luftimet kundër PJAK

Dy ushtarë iranianë u vranë në dy përleshje të ndara në veriperëndim të vendit midis forcave të sigurisë dhe PJAK-ut, degës së PKK-së në Iran, dhe një grupi kontrabande, transmeton Insajderi.

Mediat lokale raportojnë se një ushtar iranian u vra në përplasje midis Gardës Revolucionare të Iranit dhe PJAK në qytetin Urumiye në provincën e Azerbajxhanit Perëndimor, në zonën kufitare, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndërkaq, një tjetër ushtar iranian humbi jetën në përplasje midis forcave të sigurisë dhe një grupi kontrabande në pjesën rurale të Serdeshit. Nuk ka informacion më të detajuar mbi përleshjet. /Insajderi.com