Irani akuzohet se po tenton të ndërhy në zgjedhjet amerikane

Irani akuzohet se po tenton të ndërhy në zgjedhjet amerikane

Zyrtarët e sigurimit kombëtar të SHBA thonë se Irani ishte përgjegjës për dërgimin e postave elektronike kërcënuese për votuesit demokratë.

Email-et duket se vinin nga një grup i ekstremit të djathtë pro-Trump dhe kishin për qëllim të “nxisnin trazira”, tha Drejtori i Inteligjencës Kombëtare John Ratcliffe.

Ratcliffe gjithashtu tha se zyrtarët amerikanë gjetën se Irani dhe Rusia kishin marrë “disa informacione për regjistrimin e votuesve”.

Njoftimi vjen 13 ditë para zgjedhjeve presidenciale, raporton BBC.

Informimi i pazakontë i inteligjencës afër votimit shihet si një dëshmi e shqetësimeve të qeverisë për ndërhyrjet e votimit dhe fushatat e dezinformimit nga aktorët e huaj.

Z. Ratcliffe tha se “postat elektronike të Iranit” pretendojnë të dërgohen nga grupi i ekstremit të djathtë Proud Boys në mënyrë që të “frikësojnë votuesit, të nxisin trazira dhe të dëmtojnë” Presidentin Donald Trump. /Insajderi.com