Irani e pranon: Kërkojmë falje, ne e qëlluam gabimisht aeroplanin e Ukrainës

Irani e pranon: Kërkojmë falje, ne e qëlluam gabimisht aeroplanin e Ukrainës

Irani ka pranuar që ushtria e tyre bëri një “gabim të pafalshëm” në qëllimin pa dashje të një avioni ukrainas, duke vrarë të gjithë 176 personat në bord.

Një deklaratë ushtarake herët të shtunën përmes televizionit shtetëror fajësoi “gabimin njerëzor” për rrëzimin e fluturimit 752 të aeroplanit ukrainas. Ajo u pasua nga një falje nga presidenti i Iranit.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy u përgjigj të Shtunën në mëngjes se Irani duhet të bëjë një falje zyrtare dhe të pajtohet për hetime dhe kompensim të plotë, si dhe të bashkëpunojë me vetë hetuesit e Ukrainës. “45 profesionistët tanë duhet të kenë qasje dhe bashkëpunim të plotë për të vendosur drejtësi,” tha një deklaratë nga Presidenca.

Hassan Rouhani, presidenti iranian, shkroi të Shtunën: “Republika Islamike e Iranit shpreh keqardhje të thellë për këtë gabim katastrofik. Mendimet dhe lutjet e mia shkojnë në të gjitha familjet në zi. Unë ofroj ngushëllimet e mia të sinqerta.”

Në deklaratën e ushtrisë thuhet se aeroplani i rrëzuar ishte menduar gabimisht se ishte një cak i armikut pasi u kthye në drejtim të një qendre të ndjeshme ushtarake të Rojeve Revolucionare.

Ushtria kërkoi falje për këtë fatkeqësi dhe tha se do t’i përditësojë sistemet e veta për t’i parandaluar gabimet e këtilla në të ardhmen. Për më tepër, në deklaratë thuhet se personat përgjegjës do të japin llogari para Departamentit të Drejtësisë brenda sistemit ushtarak.

Aeroplani i tipit “Boeing 737” u rrëzua disa minuta pasi ishte ngritur në qiell nga aeroporti i Tehranit. Ngjarja ndodhi disa orë pas sulmit me raketa ndaj forcave amerikane në Irak.