Irani ekzekuton kampionin e botës në mundje

Irani ekzekuton kampionin e botës në mundje

Irani ka ekzekutuar kampionin e mundjes Navid Afkari – i cili ishte dënuar për shkak të therjes me thikë e cila qoi në vdekje një roje gjatë protestave anti-qeveritare gjatë vitit 2018, raporton Reuters, transmeton Insajderi.

“Dënimi për hakmarrje kundër Navid Afkari, vrasësi i Hassan Turkman, u krye këtë mëngjes në burgun Adelabad në Shiraz”, citon Televizioni shtetëror të ketë thënë Kazem Mousavi, kreu i Departamentit të Drejtësisë në provincën jugore Fars.

Ky rast kishte tërhequr edhe vëmendjen ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe presidentin amerikan, Donald Trump, i cili kishte bërë thirrje që të mos ekzekutohej Navid Afkari.

Afkari kishte thënë se ai ishte torturuar dhe e kishin detyruar të bëjë një rrëfim të rremë, sipas familjes së tij dhe aktivistëve, përderisa avokati i tij ka deklaruar se nuk ka asnjë dëshmi për shpalljen e tij si fajtor, por autoritetet iraniane i kanë mohuar akuzat për torturë.

Edhe thirrjet e Unionit Botëror të Sportistëve, që përfaqëson 85 mijë sportistë, për mos ta ekzekutuar sportistin, nuk i kanë ndihmuar këtij të fundit.

Ky Union, gjithashtu ka kërkuar që Irani të përjashtohet nga të gjitha sportet në botë./Insajderi.com.