SHBA e kanë shfrytëzuar testimin e raketës për të kërkuar nga vendet e Evropës që t’i ndjekin në futjen e sërishme të sanksioneve të ashpra për Iranin.
Irani ka konfirmuar se kohë më parë e ka testuar raketën balistike, gjë që e kanë dënuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjenerali iranian Amir Ali Hajizadeh ka thënë se testimi ishte “i rëndësishëm”, transmeton agjencia AP duke u thirrur në agjencinë iraniane Fars.
SHBA e kanë shfrytëzuar testimin e raketës për të kërkuar nga vendet e Evropës që t’i ndjekin në futjen e sërishme të sanksioneve të ashpra për Iranin.
Sipas marrëveshjes me Iranin në vitin 2015, Teheran duhet që në mënyrë graduale t’i ndërpresë testimet e raketave balistike, mirëpo marrëveshja nuk ndalon testimet e tilla.
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr në maj të këtij viti nga kjo marrëveshje dhe i ka vendosë përsëri sanksionet Iranit derisa vendet evropiane po punojnë në ruajtjen e marrëveshjes, e cila ia ndalon Iranit pasurimin e uraniumit./Insajderi.com.