Irani mund të ketë më shumë vdekje nga Coronavirusi sesa ka raportuar zyrtarisht

Irani mund të ketë më shumë vdekje nga Coronavirusi sesa ka raportuar zyrtarisht

Irani është njëri nga vendet më të prekura me Coronavirus, por dyshohet se statistikat e të infektuarve dhe vdekurve janë shumë më të larta sesa janë raportuar nga Ministria e Shëndetësisë e Iranit.

Kështu ka raportuar media prestigjioze, BBC ku thotë se këto pretendime janë gjetur nga një hetim i shërbimit Persian.

Duket se pothuajse 42,000 njerëz vdiqën me simptoma COVID-19 deri në 20 korrik, kundrejt 14.405 raportuar nga ministria e saj e shëndetësisë, raporton BBC, transmeton Insajderi.com.

Numri i njerëzve që dihet se janë të infektuar është gjithashtu pothuajse dyfish shifra zyrtare: 451,024 në krahasim me 278.827.

Javët e fundit, Irani ka raportuar një rritje tjetër të rasteve të të infektuarve dhe të vdekurve me COVID-19.

Vdekja e parë në këtë shtet që gjendet në Lindjen e Mesme ka ndodhur më 22 janar.

Shumë vëzhgues kanë hetuar një manipulim të mundshëm të statistikave në Iran sa i përket raportimit për numrin e rasteve pozitiv dhe vdekjeve nga Coronavirus. /Insajderi.com/