Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, deklaroi se të gjitha vendet duhet të veprojnë së bashku për të shpërndarë vaksinat kundër Coronavirusit (COVID-19) dhe akuzoi Shtetet e Bashkuara për grumbullimin e vaksinave më shumë sesa u nevojiten, transmeton Insajderi.
“Pandemisë globale COVID-19 duhej t’i jepej përgjigje me programin global të vaksinimit”, shkroi Zarif në Twitter, raporton Anadolu Agency (AA).
Ai theksoi se shumë vende, si Irani për shkak të sanksioneve dhe palestinezët për shkak të motiveve izraelite, u është dashur të kujdesen për veten gjatë pandemisë.
“Shtetet e Bashkuara kanë një tepricë vaksinash. Grumbullimi i vaksinave është vrasje masive”, tha Zarif. /Insajderi.com