Irani refuzon t’i dorëzojë “Boeingut” kutitë e zeza të aeroplanit

Një zyrtar anonim iranian ka deklaruar se kutitë e zeza janë të dëmtuara, por besohet se mund të lexohen të dhënat, pretendon Reuters.

Irani refuzon t’i dorëzojë “Boeingut” kutitë e zeza të aeroplanit

Televizioni shtetëror iranian ka lajmëruar se pas rrëzimit të aeroplanit të Ukrainës janë gjetur dy kuti të zeza, ndërsa shefi i organizatës iraniane për aviacion civil Ali Abejadeh ka porositur se ato nuk do t’i dorëzohen “Boeingut”.

Njëkohësisht, Abejadeh ka thënë se aktualisht nuk dihet se në cilin vend do të dërgohen kutitë ku do të analizohen të dhënat, ka lajmëruar agjencia Mehr, transmeton Independent.

Presidenti i Ukrainës Vlodymyr Zelensky ka bërë thirrje për përmbajtje nga “versionet e pakonfirmuara” me rastin e rënies së aeroplanit ukrainas të udhëtarëve në Teheran.

Aeroplani i Ukrainës, i cili me 176 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit u rrëzua pas fluturimit nga aeroporti i Teheranit, nuk kishte publikuar alarm.

Aeroplani u rrëzua vetëm disa orë pasi Irani kishte kryer sulm me raketa në dy baza në Irak ku gjendeshin ushtarët amerikanë.

Zëdhënësi i shërbimit iranian për trafik, Qassem Biniaz ka deklaruar se njëri prej motorëve në aeroplan është djegur.

Në aeroplan gjendeshin 167 udhëtarë dhe 9 anëtarë të ekuipazhit, dhe fluturonte për Kiev, kryeqytetin e Ukrainës./Insajderi.com.