Irlanda pritet të goditet nga uragani Ofelia

Irlanda pritet të goditet nga uragani Ofelia

Uragani i fuqishëm Ophelia është duke iu afruar Irlandës dhe këtë e dëshmon edhe videoja e publikuar më poshtë, ku shihen qindra zogj duke ikur nga kjo zonë, ku pritet të goditet nga erërat e forta të lëvizin me shpejtësi prej 130 kilometra në orë, që konsiderohet si uragani më i fuqishëm në 56 vitet e fundit.

Sarah Kavangh që jeton në Cork, vend ky që pritet të goditet nga uragani, ka publikuar një video në profilin e saj në Twitter, ku shihen qindra zogj duke ikur nga ishulli, transmeton Telegrafi.

Zyrtarët lokalë kanë paralajmëruar për rrezikun që përbën ky uragan, që sipas kohës lokale pritet ta godet vendin rreth orës 11.

Irlanda e Veriut dhe Ëales do të goditen nga erërat e forta që lëvizin me shpejtësi prej 130 kilometra në orë, derisa ushtarët, zjarrfikësit dhe ekipet tjera emergjente janë në gjendje gatishmërie.

Mijëra lokale dhe shtëpi private kanë ndërmarrë masa preventive duke përforcuar dyert dhe dritaret me dërrasa të trasha, duke shpresuar se do t’i rezistojnë erërave të forta.

Ndërkaq shumica e shkollave janë mbyllur pa alarmit që uragani Ophelia pritet të mbërrij në Irlandë.