Irlanda rikthen masat për të “luftuar” valën e dytë të Covid 19

Irlanda rikthen masat për të “luftuar” valën e dytë të Covid 19

Gjatë ditës së hënë, shteti i Irlandës njoftoi disa nga kufizimet më të vështira në gjithë Evropën, shkaku i situatës së re nga vala e dytë e COVID-19 – duke mbyllur shitjen me pakicë jo-thelbësore, duke kufizuar restorantet dhe pub-et për të hequr shërbimin dhe duke u thënë njerëzve të mos udhëtojnë më shumë se pesë kilometra nga shtëpitë e tyre.

Shteti i Irlandës, ishte shteti më kufizimet më të rrepta edhe gjatë valës së parë të Covid 19, ndërsa masat ishin liruar me kujdes, por vala e dytë që ka “goditur” Evropën, nuk e ka kursyer as Irlandën, të cilët po kundërpërgjigjen me masa të reja, njofton Insajderi.

Ndryshe nga bllokimi i parë, këtë herë shkollat ​​do të qëndrojnë të hapura dhe shërbimet thelbësore të tilla si ndërtimi, lejohen të vazhdojnë, tha Kryeministri Micheal Martin ndërsa ai e zhvendosi vendin në nivelin më të lartë të kufizimeve, Nivelin 5, për gjashtë javë./Insajderi.com.