Isco afër largimit nga Madridi

Isco afër largimit nga Madridi

Dëshira e Iscos për t’u larguar nga Real Madridi ka ardhur si befasi, por askush nuk është çuditur më shumë sesa vetë klubi madrilen, njofton Insajderi.

“Ai nuk iu përgjigj telefonit gjithë verën dhe tani…” kanë thënë zyrtarë të klubit, sipas gazetës spanjolle “Marca”.

E vërteta është se Real Madrid është zënë në befasi nga vendimi i mesfushorit spanjoll për t’u larguar.

Reali mori oferta për lojtarët e vet në verë, disa prej të cilëve u larguan, por të tjerë si Isco iu referuan kontratës kur u pyetën për të ardhmen, duke ngurruar të largoheshin nga “Santiago Bernabeu”.

Marrëdhëniet e Iscos me trajnerin Zinedine Zidane jo gjithmonë kanë qenë të mira. Trajneri francez ia kishte hapur derën e largimit Iscos më 2016, kur mesfushori madje kishte biseduar me Mauricio Pochettinon për t’iu bashkuar Tottenhamit.

As tani Zidane nuk sheh arsye të fortë për të luftuar për ta mbajtur Iscon.

Siç qëndrojnë gjërat, gjithçka sugjeron se Isco do të largohet në janar, sipas MARCA-s. /Insajderi.com