Isco vihet në shënjestrën e Jose Mourinhos

Isco vihet në shënjestrën e Jose Mourinhos

Trajneri portugez Jose Mourinhos, i ka kërkuar drejtuesve të “Djajve të Kuq” që të tentojnë blerjen e futbollistit të skuadrës spanjolle Real Madritir, Iscon, ka njoftuar gazeta spanjolle AS.

Ky fillim sezoni ka rezultuar një dështim për Manchester United, gjë që ka shkaktuar edhe shtimin e kritikave në drejtim të trajnerit Murinho, i cili ka filluar të fajësojë lojtarët për humbjet e pësuara, diçka që ka turbulluar jo pak skuadrën.

Por jo vetëm kaq, një tjetër çështje të Manchester United është Wayne Rooney që nuk po zhvillon lojën e tij më të mirë. Tifozët kërkojnë që kapiteni i përfaqësueses angleze të lihet në stol, një presion që po ndihet shumë tek tekniku luzitan, i cili po kërkon pikërisht Iscon për të zëvendësuar sulmuesin anglez.

Manchester United do të synojë të sjellë Iscon në sezonin dimërore, por nuk dihet nëse do të jetë një blerje përfundimtare e kartonit të spanjollit apo marrja e tij në formën e huazimit. Një lëvizje e tillë mund të rezultojë pozitive edhe për vetë Iscon që do të aktivizohej për më shumë minuta në një klub prestigjioz si Manchester United. /Insajderi.com