Ish-agjenti i CIA-s burgoset për spiunazh

Ish-agjenti i CIA-s burgoset për spiunazh

Një ish-oficer i CIA-s është burgosur për 20 vjet për zbulimin e sekreteve ushtarake për llogari të Kinës, tha departamenti i drejtësisë i SHBA.

Kevin Mallory u shpall fajtor për disa vepra spiunazhi pasi një gjyqi dy javësh qershorin e kaluar.

62-vjeçari mbante pozicion të lartë të sigurisë dhe ksihte qasje në dokumente të rëndësishme.

Ai u dënua për shitjen e sekreteve në Kinë për 25.000 dollarë. Dëshmitë në gjyqin e tij përfshinin një video mbikëqyrjeje që tregonte Mallory duke skanuar dokumente të klasifikuara në një kartë digjitale të memories në një zyrë postare.

Ai gjithashtu udhëtoi për në Shangai për t’u takuar me një agjent kinez në mars dhe prill 2017, tha departamenti i drejtësisë.