Ish-agjenti i Messit tregon pse argjentinasi e rinovoi kontratën me Barcelonën

Ish-agjenti i Messit tregon pse argjentinasi e rinovoi kontratën me Barcelonën

Një ish-agjent i Lionel Messit beson se vonesat në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes së tij të re me Barcelonën ishin rezultat i ofertave rivale nga Anglia dhe Franca.

Dje (e shtunë) në mëngjes, Messi përfundoi të gjitha spekulimet për të ardhmen e tij duke nënshkruar një kontratë të re që e mban atë në Camp Nou deri në vitin 2021.

Marrëveshja përfshin një rritje page të madhe dhe kjo ishte arsyeja që sulmuesi argjentinas vendosi ta nënshkruar.

Por, njeriu që solli Messin në Evropë beson se Barça u detyrua të rriste kushtet e tyre për shkak të konkurrencës nga skuadrat tjera.

“Në këtë kohë midis qershorit dhe sot, disa klube franceze ose angleze, i janë drejtuar Lionel Messit për t’i ofruar atij një shumë të majme parash”.

“Mendoj se kjo është ajo që ndodhi me të vërtetë”.

“Barça u ndikua nga këto lidhje dhe kjo duhet të ketë krijuar një tension të caktuar që duhej të zgjidhej nga klubi”, ka thënë Josep Maria Minguella për Telefoot.

Ndryshe, pas vazhdimit të kontratës nga ana e yllit argjentinas, tani thuhet se lojtarë si Antoine Griezmann dhe Thiago Alcantara dëshirojnë të transferon te Barcelona.