Ish-avokati i presidentit Donald Trump, Michael Cohen u dënua të mërkurën me tre vjet burg pasi tha se ai e ka marrë “përgjegjësinë e plotë” për veprimet e tij, ndërsa në të njëjtën kohë e fajësoi presidentin, raporton CNN.
Dënimi i tij do të jetë më i gjati deri më tani për këdo që është i përfshirë me presidentin ose që rrjedh nga hetimi i posaçëm i Robert Mueller për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016.
“Unë marr përgjegjësinë e plotë për çdo akt për të cilin jam shpallur fajtor: ato personale dhe ato që përfshijnë presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Cohen
Por ai tha gjithashtu se po jetonte në një burg “personal dhe mendor” që kur filloi të punonte për Trump.
“Kohët e fundit presidenti shkroi një deklaratë duke më thirrur të dobët dhe ishte e saktë, por për një arsye shumë më ndryshe se sa ajo që ai po nënkuptonte. Ishte për shkak se herë pas here mendova se ishte detyra ime të mbuloja veprat e tij të pista”, tha Cohen.
“Kjo mund të duket e vështirë për të besuar, por sot është një nga ditët më kuptimplota të jetës sime”, shtoi më vonë Cohen. “Unë kam jetuar në një burgim personal dhe mendor që nga dita që kam pranuar ofertën për të punuar për një manjat të pasurive të paluajtshme të biznesit”.
Brenda sallës së gjyqit, familja e Cohen ishte dukshëm emocionale. Cohen nuk u fliste gazetarëve pasi kishte dalë nga gjykata.
Ai më parë u deklarua fajtor për tetë akuza kriminale të sjella nga prokurorët federalë në Nju Jork dhe mori 36 muaj për ato krime. Cohen gjithashtu u deklarua fajtor për një akuzë se gënjeu në Kongres nga ekipi i Muellerit, për të cilin u dënua me dy muaj.
Cohen do t’i kryej dënimet njëkohësisht.