Ish-bashkëshortja e Jeff Bezos bëhet gruaja më e pasur në botë

Ish-bashkëshortja e Jeff Bezos bëhet gruaja më e pasur në botë

Një rritje e aksioneve të teknologjisë me pandemi ka çuar në një riorganizim në krye të listës së miliarderëve amerikanë, njofton Insajeri.

MacKenzie Scott, një shkrimtare dhe filantropiste e cila kohët e fundit u divorcua nga themeluesi i Amazon Jeff Bezos, tani është gruaja më e pasur në botë. Javën e kaluar, CEO i Tesla, Elon Musk kaloi Zuckerberg për t’u bërë njeriu i tretë më i pasur në botë, pas Jeff Bezos dhe Bill Gates.

Që kur bllokimet e pandemisë filluan në mars, pasuria e kombinuar e miliarderëve amerikanë është rritur me gati 800 miliardë dollarë, ose mbi 25 përqind, sipas një analize nga American for Tax Fairness, një grup avokimi.

Si pjesë e divorcit të saj, Scott mori një përqindje prej 4 përqind në Amazon, aksionet e të cilave ka pasur rritje. Aksionet janë rritur nga gati 2,000 dollarë në 3,500 dollarë që nga fillimi i vitit. /Insajderi.com

Burimi: NBC News