Ish-diktatori i Çadit, Hissene Habre është urdhëruar të paguajë miliona dollarë për viktimat e përdhunimit, torturës dhe humbjet e mëdha të jetëve gjatë kohës sa ka qenë në pushtet, raporton The Guardian.
Hissène Habré, i cili në maj u dënua për krime kundër njerëzimit nga një gjykatë në Senegal, duhet tu paguajë viktimave të tij deri në 34,000 dollarë secilit, urdhëroi gjykatësi, Gberdao Gustave Kam, njofton Insajderi.
Si president i Çadit në vitet 1980, Habré ndërtoi një sistem ku mijëra civilë u arrestuan dhe u mbajtën në për vite të tëra në kushte të tmerrshme, dhe shpesh u torturuan e u përdhunuan.
Habre drejtoi drejtoi agjencitë sekrete të vendit, duke i dhënë shumë urdhra, madje e kishte përdhunuar një grua katër herë. /Insajderi.com