Ish-drejotri i FBI: Trump i trajton gratë si “copa mishi”

Ish-drejotri i FBI: Trump i trajton gratë si “copa mishi”

Ish-drejtori i FBI-së James Comey ka thënë se Donald Trump është një njeri “moralisht i papërshtatshëm për të qenë president”, i cili i trajton gratë si “copa mishi”

Comey ka dhënë intervistën e tij të parë televizive pasi u shkarkua nga Presidenti Trump vitin e kaluar. Për ABC Neës në SHBA, ai tha se Trump ka penguar vazhdimisht drejtësinë.

“Unë nuk mendoj se ai është mjekësisht i papërshtatshëm për të qenë president. Unë mendoj se ai është moralisht i papërshtatshëm për të qenë president. Presidenti ynë duhet të përfaqësojë respektin dhe t’i përmbahet vlerave që janë në thelb të këtij vendi, gjë që është më e rëndësishmja për të vërtetën. Ky president nuk është në gjendje ta bëjë këtë”, tha Comey.