Ish drejtori, kritikon Barcelonën për Suarez-in

Ish drejtori, kritikon Barcelonën për Suarez-in

Ish drejtori i Barcelonës, Juan Laporte, ka akuzuar drejtuesit dhe trajnerin e ri të Barcelonës, për qasjen e tyre, ndaj sulmuesit, Luis Suarez.

“Është një akt qyqar telefonimi i Suarez, për t’i thënë se duhet të largohet:, tha fillimisht Laporte.

“Është një mos respekt ndaj lojtarit që ka dhënë shumë për klubin dhe e ka ndihmuar me të gjitha forcat e tij. Është një pamje e keqe për klubin. Koeman duket se nuk i respekton lojtarët që kanë shkruar këtu historinë, kjo mund t’i kushtojë shumë atij në zhveshtore”, shtoi Laporte.

“Ata duket se nuk mund ta bindin as Messin të qëndrojë në skuadër. Sjellje të tilla largojnë lojtarët më të mirë nga klubi”, përfundoi Laporte.

Dje është raportuar se, Luis Suarez, është telefonuar nga Ronald Koeman, për t’I treguar se ai nuk bënë pjesë në planet e tij – në një bisedë telefonike që ka zgjatur më pas se një minutë./Insajderi.com.