Ish-futbollisti i Real Madrid tërhiqet detyrimisht nga futbolli

Ish-futbollisti i Real Madrid tërhiqet detyrimisht nga futbolli

Ish-mbrojtësi i Real Madrid dhe Argjentinës, Ezequiel Garay, është tërhequr nga futbolli aktiv, shkruan Insajderi.

Në moshën 34-vjeçare, qendërmbrojtësi detyrohet të tërhiqet nga futbolli për shkaqe fizike.

Garay nuk ishte në gjendje të rikuperohet nga lëndimi, që e detyroi atë të pensionohet, derisa në një letër plot trishtim ka njoftuar largimin e tij nga futbolli.

“Sot, 16 korrik 2021, i them lamtumirë karrierës sime në futboll. Duhet ta pranoj se do të doja të tërhiqesha më vonë, por nuk ishte e mundur. Gjatë tri viteve të fundit kam qëndruar në heshtje, duke luftuar dhe duke kërkuar një zgjidhje për një problem”, u shpreh lojtari.

Në vitin 2020, Garay ndërpreu bashkëpunimin me Valencian pas katër vitesh, për shkak të këputjes së ligamentit dhe pavarsishtë dëshirës për tu rikthyer, e kishte të pamundur të ishte si më parë.

“Kjo më shkaktoi dhimbje deri në atë pikë sat ë mos mund të ecja për muaj të tërë. Kam bërë gjilpëra të shumta për të garuar në nivele të larta. Nuk mund të luaja dhe nëse pranoj një ofertë do të ndihesha sikur po tallesha me klubin, tifozët dhe veten time”, përfundoi ai.

Garay tërhiqet nga futbolli aktiv pas disa titujve të fituar në Spanjë, Portugali e Rusi, ndërsa tani do t’i përkushtohet vetëm familjen së tij./Insajderi.com