Ish-futbollisti i Shqipërisë punon si kuzhinier në Gjermani

Ish-futbollisti i Shqipërisë punon si kuzhinier në Gjermani

Nga fusha e blertë tashmë në biznes. Kjo është rruga që ka përshkuar ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Skerdilajd Curri.

Ai vijon të jetë në Gjermani, por, pasi e ka lënë futbollin, ka nisur një aventurë të re në Gjermani. Tashmë, futbollisti nga Kavaja ka një piceri të tijën, të quajtur “Rrushi”.

Në një prononcim për mediat gjermane, 41-vjeçari ka sqaruar se nuk është vetëm personi që jep urdhra për të punësuarit e tij, por e bën vetë punën e picierit.

“I përgatis vetë picat dhe punoj përafërsisht 14 orë në ditë. Futbolli nuk është gjithçka në jetë”, thotë ish-futbollisti. Për klientët, ai ka varur në një kënd të picerisë së tij edhe fanellat e skuadrave, me të cilat ka luajtur disa sezone në futbollin gjerman, përfshirë Unterhachting, Starnberg, Plauen, Erzgebirge Aue.

Gjatë karrierës së tij, Curri për shumë vite ka luajtur në Bundesliga 2 dhe në Bundesliga 3 të Gjermanisë. /Insajderi.com