
Herman Cain, republikani që garojë për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 2012, ka vdekur pasi është infektuar me COVID-19, shkruan BBC, njofton Insajderi.
Cain, 74 vjeçar, është hospitalizuar pasi u diagnostikua me virus më herët këtë muaj.
“Herman Cain – shefi jonë, shoku jonë, baba për shumë nga ne – ka ndërruar jetë”, thuhet në mesazhin e postuar në sajtin ku Cain ishte shef ekzekutiv – rrjeti i lokaleve të picave.
Ai ishte përkrahës i presidentit, Donald Trump, dhe është një nga personat më të famshëm që ka vdekur deri tani nga COVID-19.
Llogaritë e tij në rrjetet sociale vazhdimisht kanë postuar lajme për gjendjen e Cain.
Me shtatë korrik, një postim nga llogaria në Tëitter thoshte se “doktorët po mundohen që të mbajnë nivelin e oksigjenit në masën e duhur”.
“Ky është një virus i vështirë”, thoshte postimi.
“Ju lutëm vazhdoni të luteni për të”./Insajderi.com