Ish-kapiteni helvetik fillon zanatin e orëndreqësit

Ish-kapiteni helvetik fillon zanatin e orëndreqësit

Ish-kapiteni i Zvicrës, Stephan Lichtsteiner ka pasur një karrierë të gjatë dhe të suksesshme futbollistike por ai tani ka filluar një sipërmarrje të re, trajnimin për t’u bërë orëndreqës, njofton Insajderi.

Ish-mbrojtësi i Juventusit ka filluar një praktikë që zgjat deri në gjashtë muaj në firmën “Maurice de Mauriac”, në Zurich të Zvicrës.

“Unë dua të bëj diçka produktive. Nëse jeni një bankier … ju mund ta bëni atë për gjithë jetën tuaj, por nëse jeni një futbollist sapo të keni arritur mesin e të 30-ave, duhet të gjeni diçka tjetër për të bërë”.

Ai tha se do të bënte një orë gjatë praktikës së tij që do të shitej për bamirësi. Pas kësaj, ai ishte i hapur për idenë për t’u bërë një orëndreqës me kohë të plotë, por nuk kishte vendosur me siguri dhe mund të kthehej përsëri në sport.

“Unë shoh disa ngjashmëri me futbollin. Në futboll nëse jo e gjithë skuadra është perfekte, ju nuk do të fitoni. Thjeshtë e njëjta gjë me një orë, nëse gjithçka nuk është në vend të përkryer, ora nuk do të funksionojë”, tha ish-mbrojtësi 37 vjeçar i Juventusit, Lazio dhe Arsenal për “Reuters”.

Pronarët e kompanisë, Leonard dhe Massimo Dreifuss, thanë se ishin të kënaqur që kishin Lichsteiner në bord si kursantin e tyre të parë:

“Ne kishim shumë aplikime, por Stephan ishte më entuziast. Ne jemi duke synuar një partneritet afatgjatë dhe do të lëvizim hap pas hapi”, tha CEO Massimo Dreifuss, kur u pyet nëse Lichsteiner do të investonte në kompani. /Insajderi.com