Ish-këshilltari i Trump-it arrestohet si i akuzuar për mashtrim

Ish-këshilltari i Trump-it arrestohet si i akuzuar për mashtrim

Ish-këshilltari kryesor i Donald Trump, Steve Bannon, është arrestuar nën akuzat për mashtrim në rritjen e fondeve për kampanjën e ndërtimit të murit në mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Meksikës, njofton Insajderi.

Bannon dhe tre persona të tjerë kanë mashtruar qindra mijëra donatorë në lidhje me kampanjën “Ne e ndërtojmë murin”.

Kampanjë kjo që ka arritur të krijojë fonde deri në 25 milionë dollarë, ka njoftuar Departamenti i Drejtësisë në SHBA.

Bannon nga këto para, mbi një milionë euro i ka marrë dhe shfrytëzuar për shpenzime personale.

Ai do të paraqitet para gjykatës shumë shpejt.

“Kampanja “Ne e ndërtojmë murin”, ishte bërë që të përfitohen para që në këtë mënyrë të investohen në ndërtimin e disa segmenteve të murit.

Ndërtimi i këtij muri me Meksikën ishte një nga premtimet kryesore të Trump në kampanjën e vitit 2016./Insajderi.com