Ish legjenda e klubit, analizon ndeshjet e fundit të Juventus

Ish legjenda e klubit, analizon ndeshjet e fundit të Juventus

Alessandro Del Piero, ish kapiteni dhe legjenda e klubit italian, Juventus, ka analizuar ndeshjet e fundit të “zonjës së vjetër”, nga mikrofonat e “Sky Sport”, njofton Insajderi.

Fillimisht legjenda italiane u ndal te ndeshja e mbrëmshme, ku Juventus e humbi në shtëpi nga Barcelona në Ligën e Kampionëve, duke thënë “edhe pse ata kanë bërë mjaft ndryshime, Barcelona është disi më përpara sesa Juventusi, pasi mos ta harrojmë mënyrën se si erdhi edhe ‘divorci’ nga Maurizio Sarri dhe emërimi i Andrea Pirlos”.

Më tutje, Del Piero paralajmëroi Pirlon, duke thënë se lojtarët torinez po ndëshkohen shumë me kartona të verdhë dhe të kuq.

“Nëse gjërat janë të qarta se si po ecin aktualisht te Juvja, ku mungesat janë të shumta dhe tepër të rëndësishme, më bie në sy një fakt alarmues, mbi të cilin Andrea duhet të nisë të punojë: për Juven është ndeshja e tretë që e mbyll me karton të kuq në këtë sezon dhe e disata që numëron të paktën pesë ndëshkime me të verdhë. Kjo tregon mungesë totale balance”, përfundoi fjalën e tij ish sulmuesi italian. /Insajderi.com