Ish-lojtari i Anglisë i gatshëm të investojë tek Trepça

Ish-lojtari i Anglisë i gatshëm të investojë tek Trepça

Ish reprezentuesi i Anglisë në futboll, Brian Dean, ka ardhur në Kosovë, për të shqyrtuar mundësinë e investimit në klubin e Trepçës, me kërkesë të disa investitorëve anglez.

Drejtori sportiv i skuadrës mitrovicas, Ajet Shosholli, e cilësoi shumë të rëndësishëm këtë bashkëpunim, dhe  foli më shumë rreth ardhjes së anglezit në Kosovë, raporton Tribuna Channel.

Dean kishte shënuar golin e parë historik në Premier Ligë, që prej se ky kompeticion mban këtë emër.

Ai zbuloi pse ka zgjedhur pikërisht Trepçën, derisa përmendi edhe yjet tanë si: Celina, Shaqiri, Xhaka, Januzaj etj.

Ai ka luajtur tri ndeshje me Anglinë, kurse ka veshur fanellën e klubeve si: Leicester City, Sheffield United, Leeds United, Sunderland, West Ham dhe skuadra të tjera./Insajderi.com