Ish-lojtari i Lazio-s Pisheda: Duhet të kemi durim me Muriqin

Ish-lojtari i Lazio-s Pisheda: Duhet të kemi durim me Muriqin

Vedat Muriqi nuk po arrin të lërë gjurmë këtë sezon me Lacion. Bardheklatrit ishin hapi i madh në karrierë për të, por fatin nuk e ka pasur me vete. Dëmtimet, infektimi me ovid-19 dhe tashmë sërish dëmtimet, kanë bërë që sulmuesi shqiptar të jetë larg formës që kishte te Fenerbahçe, pasi ende nuk ka festuar golin e parë në Itali, njofton Insajderi.

Shumë kanë pasur kritika, por trajneri dhe ish-lojtari i Lacios, Masimo Pisheda, nuk dëshiron të nxitohet për të vlerësuar formën e shtatlartit dardan, për të cilin shprehet se duhet të ketë më tepër minuta në këmbë për ta gjykuar. Në një prononcim për “Tuttomercatoëeb.com”, Pisheda e sheh Muriqin si alternativën e duhur për të zëvendësuar Kaisedon, largimin e të cilit nuk e sheh aspak si problem.

“Deri më tani kemi parë pak, Muriqi duhet të luajë 10 ndeshje radhazi dhe pastaj mund të gjykojmë këtë investim. Do ishte problem largimi i Kaisedos? Jo, sepse është investuar te Muriqi. Ai është alternativa e Kaisedos, i cili është i fortë por nuk është as Levandovski e as Imobile. Unë do e kisha lënë të ikte pasi kemi Muriqin. Gjithashtu shitja e tij do të sillte të ardhura”, ka thënë Pisheda. /Insajderi.com